Në një ndeshje goditjen 28 penalti
21.07.2023 16:14
Një dramë e pabesueshme ndodhi në takimin mes Glentoran të Irlandës së Veriut dhe Gziras së Maltës...

Një dramë e pabesueshme ndodhi në takimin mes Glentoran të Irlandës së Veriut dhe Gziras së Maltës, ku mysafirët arritën të kalonin në raundin e dytë të ConferenceLeague pas goditjes së 28 penalltive!Ndeshja e parë që u luajt në Maltë përfundoi me rezultat 2-2 dhe në kthim në Irlandën e Veriut 90 minutat përfunduan 1-1. Pasi nuk pati gola në kohën shtesë, nisën gjuajtjet e penalltive. Pasi të 11 lojtarët e të dyja skuadrave shënuan penallti, filloi raundi i dytë i goditjeve të penalltive.
Wilkinson shënoi për të kaluar maltezët në epërsi 12-11 dhe më pas ndodhi një skenë e pabesueshme.Donnelly gjuajti, portieri GzirasDavidCassar e priti goditjen e tij dhe menjëherë vrapoi në qendër për të festuar me shokët e tij.Megjithatë, ai nuk e vuri re se pasi e kapi topin, sfera vazhdoi rrugën drejt portës, teksa e kaloi vijën e portës dhe arbitri e njohu golin në përputhje me rregullat.
Domethënë, ekzekutimi i penalltisë nuk përfundoi përderisa topi është në lëvizje brenda kufijve të fushës së lojës.Në fund, megjithatë, pamaturia e Cassarit nuk i kushtoi shtrenjtë Gzirës dhe në serinë e 14-të ai priti një goditje nga Boyd dhe dërgoi klubin maltez në turin e dytë të ConferenceLeague, ku do të luajë kundër Dudelange-t të Luksemburgut.
