Asllani gati për sezonin e dytë me Inter Milano
21.07.2023 16:22
Mesfushori shqiptarKristjan Asllani, do të nisë sezonin e tij të dytë me fanellën Interit...

Mesfushori shqiptarKristjan Asllani, do të nisë sezonin e tij të dytë me fanellën Interit. 21-vjeçari ka folur për “InterChannel” për punën që skuadra është duke kryer në Appiano.
“Kam shumë dëshirë për të rinisur gjithçka nga e para. Fusha më mungongjithnjë”, ka thënë Asllani, që këtë sezon dëshiron të ketë më shumë hapësira nga trajneri Inzaghi.
“Objektivi ynë këtë sezon është titulli kampion. Vjet realizuam një sezon të jashtëzakonshëm, ishte një përvojë e shkëlqyer. Shokët e skuadrësme kanë ndihmuar gjithnjë, ndaj shpresoj që këtë sezon gjërat të shkojnë më mirë”, u shpreh Kristjan Asllani.
