Hysaj: Mezi pres të luaj në Champions
21.07.2023 16:23
ElseidHysaj në mikrofonat e “LazioStyleChannel” foli për përgatitjen në “Auronzo di Cadore” dhe sezonin e ri....

ElseidHysaj në mikrofonat e “LazioStyleChannel” foli për përgatitjen në “Auronzo di Cadore” dhe sezonin e ri. Ai është një besnik i Sarrit dhe mezi pret ta rifillojë aktivitetin zyrtar në fushat e lojës:
“Trajneri ka ndryshuar pak, por për më mirë. Ai ende kërkon atë që mund të arrini, gjithmonë dëshiron të arrijë sa më lart. Të gjithë thonë: Ke luajtur me të për gjashtë vite, kështu që është më e lehtë për ty. Sidoqoftë, është gjithmonë e vështirë të hysh në fushë dhe të japësh më të mirën për çdo futbollist. Momenti im më i mirë me Sarrin? Po, padyshim, po ecim mirë. Kemi bërë një sezon të mirë, kemi një ekip të fortë dhe sigurisht që do të bëjmë mirë sërish në sezonin e ri. Si mund të rritet mbrojtja e Lazios? Nëse përfundojmë të parët, është edhe më mirë, duhet të synojmë për më lart. Me sulmuesit që kemi, mund të shënojmë gjithmonë, gjëja e rëndësishme është të mos pësojmë. Liga e Kampionëve? Sigurisht që është gjëja më e mirë për një lojtar, të luajë kundër ekipeve si Real Madridi dhe në stadiume të bukura. E provuam dhe ia dolëm. Champions-i është ëndrra e të gjithë fëmijëve që luajnë futboll. Tifozët? Është e bukur, të gjithë ishim fëmijë dhe të gjithë donim të ishim pranë një futbollisti. Duhet t’iu jemi mirënjohës, t’i falënderojmë dhe të bëjmë mirë punën tonë”.
