De Gea e refuzon Interin
21.07.2023 16:25
Portieri David de Gea thuhet se ka refuzuar shansin për të nënshkruar me skuadrën italiane, InterMilan....

Portieri David de Gea thuhet se ka refuzuar shansin për të nënshkruar me skuadrën italiane, InterMilan. Spanjollit i është ofruar mundësia për të qenë pasuesi i AndreOnanas, mirëpo nuk është bindur nga oferta e klubit italian.Sipas “DailyRecord”, De Gea që u largua nga Man Unitedi si agjent i lirë ka pranuar një ofertë prej 5 milionë euro, mirëpo i ka kthyer përgjigje negative shkaku që kërkon afro 10 milionë euro për sezon, që i bie rreth 220 mijë funte për javë.
Inter nuk është në gjendje ta paguajë këtë vlerë pavarësisht që e shiti AndreOnanan te Man United për 55 milionë euro dhe tani është fokusuar plotësisht te marrëveshja me portierin e ShakhtaritAnatoliyTrubin, dhe të BayernMunichutYanSommer. Sa i përket De Geas, opsionet veçse po bien dhe ekziston mundësia që të kalojë në Arabinë Saudite, me AlNassr që po vazhdon ta vëzhgojë nga afër.
