Kerry kërcënon Rusinë me sanksione shtesë
02.03.2015 17:41
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Rusia do të përballet me sanksione të mëtejshme ekonomike nëse marrëveshjet për armëpushim në lindje të Ukrainës nuk zbatohen...

Pas takimit në Gjenevë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Kerry ka thënë se shpreson që armëpushimi të zbatohet plotësisht në orët e ardhshme.
“Kam përsëritur urgjencën që liderët e Rusisë dhe separatistët që ata i mbështesin, të zbatojnë marrëveshjet e Minskut kudo, përfshirë Debaltseven, Mariupolin dhe zonat e tjera strategjike”- ka thënë Kerry.
Në një tjetër zhvillim, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur sot se mbi 6,000 njerëz janë vrarë në konfliktin në lindje të Ukrainës prej se ajo ka shpërthyer në prill të vitit 2014. (Florije Kamberi, TVM2)
