Garat e UEFA-s, Shkëndija dhe Makedonija Gj.P eliminohen
21.07.2023 16:28
Vera evropiane për dy nga katër skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut, ishte shumë e shkurtë...

Vera evropiane për dy nga katër skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut, ishte shumë e shkurtë. MakedonijaGj.P dhe Shkëndija e Tetovës, këtë sezon luajtën vetëm 180 minuta në Evropë. Skuadra nga para lagja e kryeqendrës në Ligën e Konferencës në përballjet me Riganë u eliminua me rezultat të përgjithshëm 5:1. Ndryshe nga këta skuadra e Shkëndijës së Tetovës, pas fitores minimale 1:0 në Shkup, në transfertë në Uells u mund me të njëjtin rezultat dhe më pas u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 3:2 pas ekzekutimit të penaltive.
Paraqitjet e tyre në garën e tretë evropiane sipas cilësisë e vazhdojnë kampioni Struga Trim Lum, e cila të mërkurën në Ohër do të përballet me malazezët e Buduçnostit, ndërsa Shkupi të enjten në kryeqendër do të përballet me bullgarët e Levski Sofje. UEFA për të hënën ka përcaktuar tërheqjen e shortit për turrin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës.
