Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Xhaferi: Është mision i mundur

21.07.2023 16:36

Ndryshimet kushtetuese janë mision i mundur. Në radhë të parë duhet të jenë interesat e shtetit dhe të qytetarëve...

Ndryshimet kushtetuese janë mision i mundur. Në radhë të parë duhet të jenë interesat e shtetit dhe të qytetarëve, theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një intervistë për TVM. Për Xhaferin janë të papranueshme pohimet e liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, se teksti është i paarsyeshëm dhe se ndryshimet e Kushtetutës kërcënojnë interesat kombëtare. I pyetur se a mund të priten zgjedhje të parakohshme duke pasur parasysh faktin se Qeveria nuk ka siguruar dy të tretat e votave dhe se VMRO-ja potencon se tani është koha vetëm pë konsensus për zgjedhje të parakohshme. Xhaferi  potencon se opozita duhet të inicon procedurë për shpërbërjen e parlamentit, nëse i ka numrat  dhe jo vetëm të kërkojë deklaritivisht një gjë të tillë. 
 
“Nëse qëllimi është të ketë zgjedhje të parakohshme edhe për këtë ka procedurë, urdhëroni parashtroni propozim për shpërndarjen e Kuvendit dhe nëse ka 61 vota për zgjedhje të parakohshme, atëherë duhet të shpërbëhet Parlamenti dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kjo është kategori kushtetuse. Prandaj, prioritet duhet t’i jepet obligimeve që kemi për të ardhmen dhe jo përzgjedhje të parakohshme.”, - deklaroi kryetari i Parlamnetit, Talat Xhaferi.
 
Xhaferi: Kushte të reja nga Sofja nuk do të ketë
 
Kryeparlamentari Xhaferi është i bundur se nuk do të ketë kushtëzime të reja nga Bullgaria dhe se duhet të plotësohen kushtet e kornizës negociuese. Sipas tij, deklarata për kërkesa të reja nga Sofja të presidentit Radev ka pasur dhe do të ketë, por kjo nuk duhet të na demotivojë. Ai më tej shton se Brukseli kërkon plotësimin e kushteve. 
 
“Në të ardhmen nuk mundet askush të konsideroj për negociata të reja sa i përket kornizës negociuese të  përcaktuar me propozimin francez, e cila është e sublimuar me detyre dhe obligime dhe i jepet kahje Qeverisë se si do të vijojë procesi më tej. Pozita jonë është e qartë, ne nuk duhet të kërkojmë përvoja të huaja, ne kemi përvojën tonë të vitit 2008 dhe kjo përvojë na tregon kushtimisht thënë se sado që të jetë dilema për zgjidhjen momentale, zgjidhja e ardhshme mund të jetë vetëm më e keqe.”, - theksoi kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi. 
 
Xhaferi më tej shtoi se të martën fillon debati për ndryshimet kushtetuese në Komisionin për çështje kushtetuese, zgjat maksimum dhjetë ditë dhe më 18 gusht është caktuar sesioni plenar. 
 
FLUTURA LATIFI