Maqedoni

Qeveria, paga mesatare në maj 36.465 denarë

21.07.2023 16:57

Paga mesatare mujore neto në maj të vitit 2023 është 36.465 denarë dhe është për 16.1...

Paga mesatare mujore neto në maj të vitit 2023 është 36.465 denarë dhe është për 16.1 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar, bëjnë të ditur nga Qeveria.
 
Sipas këtij njoftimi bëhet fjalë për rritje për 5.058 denarë. “Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (25.5%), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (21.4%) dhe Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (18.8%).”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.