Iraku nis ofensivën anti-ISIS në Tikrit

02.03.2015 17:43

Forcat e Qeverisë irakiane kanë nisur një operacion të shkallës së gjerë për rimarrjen e qytetit të Tikritit nga militantët e “Shtetit Islamik”...

Televizioni Shtetëror i Irakut ka raportuar se forcat ushtarake janë duke sulmuar caqet e “Shtetit Islamik” në Tikrit, në vendlindjen e ish-diktatorit, Saddam Hussein.

Thuhet se trupat janë duke u mbështetur nga luftëtarë shiitë dhe sunitë, si dhe nga sulme ajrore të avionëve irakianë. Militantët raportohet se janë zhvendosur nga disa zona jashtë qytetit.

“Shteti Islamik” ka marrë kontrollin e Tikritit qysh verën e kaluar. (Florije Kamberi, TVM2)