Botë

Tornado merr gjithçka përpara, pamje dramatike nga Milano

21.07.2023 18:46

Ky është momenti i tmerrshëm kur një tornado shpërtheu nëpër rrugët e Milanos...

Pjesë të qytetit në Lombardi, në Italinë veriore, kanë mbetur të mbushura me pemë të rrëzuara dhe ndërtesa të dëmtuara pasi u goditën nga era dhe shiu.
 
Pamjet e tmerrshme tregojnë një tornado që fshin rrugët midis Gessate dhe Cernusco sul Naviglio.
 
Mbeturinat mund të shihen duke u rrotulluar në ajër ndërsa retë e zeza shfaqen, raporton thesun.
 
Zjarrfikësit janë dërguar në më shumë se 110 thirrje pasi moti i keq ka përfshirë qytetin, ku shumë zona janë përmbytur.
 
Dyshohet se disa persona janë lënduar, raporton faqja italiane e motit MeteoWeb.
 
Shkalla e dëmit është e paqartë – por, janë rrënuar çatitë e shumë shtëpive ndërsa u dëmtuan disa rrugë.