Shkup, policia shqipton 164 gjoba, 40 për tejkalim të shpejtësisë

22.07.2023 12:44

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup....

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup, dje (21.07.2023) ka vazhduar me kontrollet në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 gjoba, nga të cilat 40 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 11 sanksione iu shqiptuan drejtuese të motoçikletave.

Shtatë masa janë shqiptuar për mosvënien e rripit të sigurisë dhe shtatë gjoba të tjera për parakalim të paligjshëm.