Kosovë, Thaçi kërkon liberalizim të vizave
02.03.2015 18:10
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje që të ndërpritet “izolimi i padrejtë” i Kosovës nga Bashkimi Evropian...

Ai ka takuar sot në Gjermani grupin e deputetëve për Evropën Juglindore, ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë e Bundestagut.
“Para deputetëve theksova se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe se për këtë është e përcaktuar shoqëria kosovare dhe e tërë klasa politike e Kosovës”- ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Kosova është vendi i vetëm në rajon qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian.
