Kumanovë, temperaturat e larta reduktojnë orarin e punës në N.P Pastrim dhe Gjelbrim

22.07.2023 14:44

Rekomandimet e Qeverisë së RMV...

Rekomandimet e Qeverisë së RMV, për shmangien e punëve nga ora 11:00 deri në ora 17:00, kanë ndikuar që edhe ndërmarrja publike Pastrim dhe Gjelbrim të reduktojë aktivitetet e veta punuese.

Sipas planit të përgatitur në ndërmarrje dhe të votuar nga këshilli komunal, prej ditë më parë kjo ndërmarrje ka reduktuar orarin e punës duke shmangur ndërrimin prej ora 11:00 deri ora 17:00 për shkak të nxehtit përvëlues.

“Sipas dinamikës së planit të përgatitur nga NP Pastrim dhe Gjelbrim, kurse i votuar nga ana e këshillit të komunë, hedhurinat mblidhen në pajtim me dy programet edhe atë në rajonin ndërtimor dhe jo ndërtimor. Jo ndërtimor respektivisht në vendbanimet rurale mbeturinat do të mblidhen 1 herë në javë kurse në qytet dhe lagjet e saj 2 herë në javë, kurse në pjesën qëndrore 3 herë në ditë. Për shkak të rekomandimeve nga ana e Qeverisë për arsye të temperaturave përvëluese në vendin tonë kemi sjellur vendim që ti respektojmë rekomandimet e Qeverisë dhe për ta mbrojtur para se gjithash shëndetin e të punësuarve kemi sjellur vendim për reduktimin e orarit të punës në peridhën prej orës 12:00 deri ora 17:00, që don të thotë se ekipet do të dalin në punë herët në mëngjes do të punojnë deri në ora 11:00 kurse pastaj në aktivitetet e përditshme do të dalin nga ora 17:00 ti kryejnë punët", theksoi mes tjerash Drejtori i NP “Pastrim dhe Gjelbrim” – Kumanovë, Daniell Stojçevski.

Ndryshe për shkak të madhësisë së komunës ndodhë që brenda ditës në Kumanovë të grumbullohen dhe të hudhen mbi 100 ton mbeturina.

"Sidomos në këtë periudhë të vitit qyteti vizitohet nga nunër i madh i mërgimtarëve që vijnë në vendlindje prandaj edhe gjatë muajve të verës është gjë normale të kemi sasi më të madhe të mbeturinave e që i shton aktivitet tona si ndërmarrje", theksoi, Stojçevski.

Vlen të thuhet se edhe aktivitetet tjera si mirëmbajtja e sipërfaqeve të gjelbërta dhe larja e rrugëve i janë përshtatur rekomandimeve të Qeverisë së RMV me orar të punës deri ora 11:00 dhe turni i dytë prej ora 17:00. (Fatlum Aqifi, TVM2)