Strugë, u mbajt simpoziumi i artit, edhe këtë vit pa mbështetje të mjaftueshme financiare

22.07.2023 15:05

Gjatë javës në Strugë u mbajt simpoziumi i 8 i artit ndërkombëtar....

Gjatë javës në Strugë u mbajt simpoziumi i 8 i artit ndërkombëtar, i cili për 5 ditë rradhazi ka mbledhur buzë liqenit artistë nga vende të ndryshme të botës.

Simpoziumi i artit në Strugë tashmë është bërë një traditë në Strugë, megjithatë nga viti në vit po përballet me mungesë të përkrahjes financiare. 

Nga udhëheqësia e simpoziumit thonë se si çdo vit, edhe këtë vit financat e ndara nga Ministria e Kulturës kanë qenë shumë të vogla.

Ndërsa projekti arrin të realizohet nga mbështetja financiare që vinë nga bizneset private nga Struga, por edhe vende të tjera të Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse projekti u realizua me sukses, mungesa e financave bëri që të reduktohet numri i artistëve pjesmarrës. 

Është viti i 8 rradhazi ne si shoqatë e kemi dëshmuar veten, 8 vite rradhazi edhe ne që jemi staf organizativ jemi vetë artist që kanë background tmadh, shumica janë edhe pedagogë në Universitet, por këtë punën e buxhetit smund ta kuptoj, a është te udhëheqësia, se ne tash si shqiptar e organizojmë. Kemi edhe artistë maqedonas, por shumë vite rradhazi anashkalohemi për buxhetin, sinqerisht duhet të kujdesen për këtë pjesën e aktiviteve kulturore, sepse nëse vazhdojnë kështu do duhet ta lëm edhe ne mos bëjmë aktivitet” – tha Verim Zendeli, kurator i simpoziumit.

“Sa i përket simpoziumit të 8 që e mbajmë këtë vit është një simpozium që është bërë traditë në qytetin tonë të Strugës. Këtë vit numri i artistëve ka qenë më i vogël se vitet tjera, por nuk do të thotë, kanë qenë artistë të cilët janë të vendeve të rajonit. Kemi pas nga India, Azerbaxhani, Dubai. Interesi është gjithmonë me numër të madh të artistëve, zakonisht pasi i deklarojmë emrat e artistëve kemi pakënaqësi nga artistët të cilët kanë dashur të jenë pjesë, por për shkaqe financiare ne nuk arritëm ti bëjmë disa ftesa.” - deklaroi Akime Nasufi, kuratore e simpoziumit.

Në ekspozitën që u mbajt në natën e fundit të simpoziumit, me veprat e artistëve, artistët nuk nguruan të flisnin për kamerën tonë. Ata thanë se simpoziumi është diçka shumë e rëndësishme për artin, ndërsa u shprehën shumë të kënaqur me mikpritjen strugane.

“Kjo punëtori arti në Strugë me të vërtetë është shumë e suksesshme, shumë e bukur ishte. Arsyja është që artistët ti sjellë në një vend. Ishte diçka e bukur të njiheshim me artistë që vijnë nga vende të ndryshme të botës, Struga është një qytet shumë i dashur, prandaj jam i lumtur. Ishte një javë e bukur. I faleminderoj të gjithë organizatorët” – theksoi Ethem Baymaj, artist nga Kosova.

“Është shumë ekspozitë e bukur, ku kam shijuar gjithçka. Unë jam nga Ukraina, ky është arti im. Kjo është një mace speciale, mace kozmike, ka 3 sy në fytyrë, që do të thotë unë të shoh, të ndjej, të kuptoj dhe bisedoj me ty.” – u shpreh Inaya Asya, artiste nga Ukraina

Pjesmarrësit ishin të përzgjedhur nga vende të ndryshme të botës. Kishte artisët nga India, Dubai,Turqia, Azerbaxhani, Ukraina, Gjermania por edhe nga vendet e rajonit, Shqipëria dhe Kosova si dhe nga Maqedonia e Veriut. (Ilmije Zhaku, TVM2)