Bujqësi, pasiguria e korrjes së grurit

22.07.2023 16:53

Korrja e grurit solli shumë pasiguri te prodhuesit...

Korrja e grurit solli shumë pasiguri te prodhuesit për shkak të mungesës së interesimit nga blerësit dhe çmimit të kaluar të blerjes, i cili në rajone të ndryshme sillet nga 8  deri në 11 denarë për kilogram.

“Një kifle është 40 denarë ndërsa një kilogram grurë 10 denarë ,turp të flasim.Mullixhinjtë asnjëherë nuk janë të kënaqur dhe se gruri ynë nuk është cilësor unë them se nuk është e vërtetë” – tha Dragan Miceski, prodhhues nga Prilepi.

Në Serbi çmimi varion nga 30 deri në 36 denarë ,gjëgjësisht nga 15 deri në 18 denarë plus TVSH dhe shpenzimet cdo ditë po rriten

“Nëse e bëjmë llogaritjen për grurin. 50 euro është një qese me mbeturina. 6 mijë euro na shkojnë për mbrojtje, nuk është i mirë rendimenti, por nuk është as i keq. Duhet shumë investim. Kur të investosh, mua më kushton apo të themi të gjithëve në shtet na konvenon që gruri të jetë 18 denarë, e tani si? Për 10 denarë ta shesim?” – u shpreh Miceski.

Mbi 40 gradë Celsius autokombajnat e mbledhin grurin  dhe rendimentet e tyre nuk janë pritur për shkak të ndryshimeve klimatike, por nuk duhet të lejojmë kokrrat e grurit të qëndrojnë nëpër fusha.

“Tani çmimet në burse kanë kërcyer, por për ta prurë atë grurë tek ne do të kushton 12-13 denarë, po kush do ta blen për 12-13 denarë?. Unë kam 150 hektare grurë, kam 100 hektarë lulediell dhe tani vet mullixhinjtë na bëjnë problem edhe neve bujqve, por edhe shtetit” – theksoi Miceski.

Prodhuesit investojnë dhe janë të kënaqur edhe nga ndihma e Qeverisë por apelojnë deri tek mullixhinjtë që më serizisht ta kuptojnë gjendjen e tyre dhe të blejnë grurin e vendit sepse sic thonë ata të gjithe ne jemi shteti dhe buka mund të sigurohet nga fushat tona. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)