Rregullat e reja, trajnerët dhe zyrtarët do përjashtohen nga loja

22.07.2023 18:40

Personat zyrtarët të klubeve...

“Personat zyrtarët të klubeve që tregojnë mungesë respekti ndaj referëve duhet të përjashtohen nga loja”, kjo do të jetë risia më e madhe me të cilat do të ballafaqohen klubet e vendit në sezonin e ri.

Thënë kushtimisht kjo rregull e re, bën pjesë në  të ashtuquajturën “Sjellje josportive”. 

Për sa i përket mbrojtjes  së përgjithshme të lojës së futbollit, referimit dhe garave  nën ombrellën e UEFA-s si dhe  Federatave kombëtare të Futbollit.

Nga UEFA rekomandojnë që  personat zyrtarë të ndeshjeve do të përjashtohen për këto sjellje:-

* Zyrtarët që tregojnë mungesë respekti ose sillen në mënyrë ofenduese dhe agresive ndaj gjyqtarëve (DUHET TË PËRJASHTOHEN)

* Reagojnë nga hapsirat teknike në mënyrë provokative dhe negative sipas  me të cilat prishin “imazhin e lojës dhe  ndeshjes” (DUHET TË PËRJASHTOHEN)

* Hyjnë në hapësirën teknike të kundërshtarit në mënyrë agresive dhe konfrontuese (DUHET TË PËRJASHTOHEN).

Po ashtu rekomandohet që edhe ndaj personave të cilët sillen në mënyrë të papërgjegjshme në mënyrat e sipërpërmendura edhe gjatë pushimit mes dy fraksioneve ose pas përfundimit të ndeshjes duhet të merren masa disiplinore në të njëjtën mënyrë.