Kipyegon thyen rekordin e tretë botëror
22.07.2023 19:38
Faith Kipyegon duket se vjen nga një galaktikë tjetër....

Faith Kipyegon duket se vjen nga një galaktikë tjetër. Atletja keniane në mitingun e Monakos të vlefshëm për “Diamond League”, ia doli të thyej rekordin tretë botëror pas atij në 1500 ( Firencë) dhe 5000 (Paris) metra.
Kipyegon shënoi record të ri botëror në vrapin e një milje.
28 vjeçarja këtë distancë e përshkoi me kohën 4:07.64 minuta, që për 4.69 sekonda ishte kohë më e shpejtë se tani rekordi i vjetër i holandezes Sifan Hassan, që ishte shënuar para katër viteve po në Monte Karlo.
