Seferi firmos tek skuadra e Abu Dhabit
Sulmuesi kumanovar Taulant Seferi....

Sulmuesi kumanovar Taulant Seferi do të largohet nga Ukraina pas vetëm një sezoni. Pasi bëri një edicion të shkëlqyer në Ukrainë, duke shënuar 13 gola në 28 ndeshjet që luajti që në sezonin e parë me Vorskla Poltavën sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do e vijojë karrierën në Emiratet e Bashkura Arabe.
Lojtari nga Kumanova do të jetë pjesë e skuadrës së FC Baniyas në Abu Dhabi.
Seferi është huazuar për një sezon me të drejtë blerje, me skuadrën nga Abu Dhabi që ka paguar një shifër të konsiderueshme për afrimin e futbollistit kuqezi.
Sulmuesi kalon tek Baniyas me ndërmjetësimin e kompanisë “Part of the Game” dhe gjatë aventurës së tij tek kjo skuadër do të përfitojë rreth 900 mije dollarë.
Në rast se klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të blejë kartonin e 26-vjeçarit, atëherë do të paguajë një shifër të konsiderueshme.
