Amerikanet me fitore e nisin botërorin e futbollit

22.07.2023 21:18

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në futboll për femra....

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në futboll për femra ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë në botërorin që po zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re.

Kampionet në fuqi në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin “E” me rezultatin 3:0 e mundën Vietnamin.

Sophia Olivia Smith në fraksionin e parë shëno dy gola, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Lindsey Horan me golin e shënuar në minutën e 77-të.

Futbollistet amerikane  në këtë botëror kërkojnë titullin e pestë kampione të botës që paraqet rekord sa ju përket titujve të fituar. Amerikanet në botërorin e sivjem kërkojnë “hat trik”, me që se në dy të kaluarit ia dolën të jenë më të mirat e botës.