Ramadani sezonin e ardhshëm luan në fanellën Leçes?

22.07.2023 21:20

Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani...

Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani ka mundësinë që sezonin e ardhshëm të bëhet pjesë e Serisë A dhe t’i shtohet legjionarëve të tjerë që aktivizohen në Itali.

Ish-lojtari i Partizanit aktualisht aktivizohet në Skoci te Aberdeen, aty ku është shndërruar në një element thelbësor për skuadrën.

Si rrjedhojë, performancat e Ramadanit nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe së fundmi nga Italia raportojnë se është klubi i Leçes që ka nisur nga puna për të nënshkruar me 27-vjeçarin.

Klubi nga Puglia, pjesë e të cilit është edhe Kastriot Dermaku është gati të shpenzojë deri në 1 milionë për shërbimet e Ramadanit teksa oferta tashmë është në tryezën e drejtuesve të Aberdeen, të cilët kanë marrë kohën e tyre para se të kthejnë një përgjigje zyrtare.