Korrupcioni, Bajrami: Institucionet shtetërore s’janë ekspeditive
Ngjarjet e fundit korruptive....

Ngjarjet e fundit korruptive për të cilat alarmuan edhe SHBA-të duke shtuar listën e zezë të personave të përfshirë në raste korruptive, ka ndezur alarmin se proceset në vend nuk shkojnë në drejtimin e duhur, sistemi shtetëror nuk funksionon si duhet në të gjitha nivelet dhe aspektet.
Kështu vlerëson antari i Komisionit për parandalimin e korrupsionit Nuri Bajrami,sipas të cilit kemi shkelje të ligjeve në shumë procedura,ndërsa nuk egziston dënueshmëri për lëshimet dhe shkeljet e shkaktuara.
“Nuk ka se si të demantohet ajo që për momentin potencohet nga të huajt por është për keqardhje se sa herë që kemi reagime të tilla atëherë mobilizohen, faktikisht sikur institucionet duan të fillojnë të punojnë nga fillimi, nuk kemi koherenc, nuk kemi dënueshmëri për lëshimet, nuk kemi dënueshmëri për shkelje afatesh dhe nuk kemi dënueshmëri për mos pasje të epilogut në raste konkrete” – tha Nuri Bajrami, anëtarë i KSHPK-së.
Bajrami fton të realizohen reformat dhe të respektohen strategjitë e miratuara. Thekson se organet e ndjekjes në të shumtën e rasteve nuk veprojnë në bazë të iniciativave dhe padive të tyre.
“Kryesisht, shumë pak, apo pothuajse aspak nuk janë procesuar procedurat deri në fund dhe si zakonisht iniciativat e tilla hudhen me aryetimin se ose bëhet fjalë për vepra që nuk ndiqen zyrtarisht ose me arsyetimin se dyshimet nuk janë të vërtetuara apo nuk mund të vërtetohen. Këtu është vështirë në mënyrë subjective ne të themi se dikush e bën me një qëllim konkret. Kemi një situatë të çuditshme ku shumë gjëra trajtohen por jo deri në fund në mënyrë profesionale dhe ligjore për të ardhur deri tek konstatimi se çka po ndodh” – u shpreh Nuri Bajrami.
Prokuroria publike, veprojmë mbi çdo kallzim dhe inciativë
Ndërkohë,nga Prokuroria publike për TVM 2, theksojnë se ata veprojnë mbi çdo kallëzim apo iniciativë.
"Prokuroria publike si organ në kompetenca të së cilit është ndjekja e kryerësve të veprave penale ,vepron për çdo kallëzim dhe iniciativë të parashtruar,duke përfshirë edhe Iniciativat e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit."
Duke pasur parasysh akuzat e fundit mes Prokurorisë publike dhe Komisonit për parandalimin e korrupsionit për veprim mbi raste konkrete,nga KSHPK vlerësojnë se bashkëpunimi ndërinstitucional është i nevojshëm i paraparë dhe i obligueshëm me ligj. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
