Parku kombëtar i Malit Sharr, Dehari: Nuk pranojmë ndërtimin e hidrocentraleve

23.07.2023 13:31

Ndërmarrje private edhe më tej bëjnë tentime....

Ndërmarrje private edhe më tej bëjnë tentime të vazhdojnë me ndërtimin e dy hidroelektranave të vogla, edhe pse kjo është kundër planit për menaxhim me rajonin e mbrojtur, thonë nga Parku Kombëtar, “Mali Sharr”.

Sipas drejtuesve të Parkut Kombëtar, ata nuk janë njoftuar nga askush, për vazhdimin e lejve për të ndërtuar edhe më tej hidrocentrale në Malin Sharr.

Drejtori Dehari thotë se kjo është kundër interesave të Parkut Kombëtar,dhe nuk pranon që këta hidrocentrale të ndërtohen në zonat e mbrojtura.

“Të punësuarit në terren stopuan punët gjeodezike të parapara për vazhdimin e ndërtimit të atyre objekteve, pas çka mbajtën takim me përfaqësuesit e ndërmarrjeve dhe u morën vesh se kanë marrëveshje me të cilën iu është vazhduar afati për ndërtim të hidroelektranave. Ky vendim për vazhdim të afatit ëdhtë nënshkruar më 15 qershor 2023 nga kryetari i komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit të RMV-së dhe parashtruar tek Gravis Hidro, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencia për energjetikë dhe operatori i tregut i energjisë elektrike dhe operatori i sistemit elektrodistributiv. I.P.P.N. Mali i Sharrit fare nuk është njoftuar për këto ndryshime”, - deklaroi Ibrahim Dehari, drejtor i PN Mali i Sharrit.

Nga Parku nacional shprehin shqetësim për mostransparencë gjatë proceseve të cilat po zhvillohen, ndërkaq kanë të bëjnë me shfrytëzimin e resurseve, llojllojshmërinë biologjike dhe popullatën lokale në territorin e parkut dhe tërë Rajonin  e Pollogut.

Nga Parku nacionaë përkujtojnë se në pajtim me Planin për menaxhim me rajonin e mbrojtur për 10 vitet e ardhshme, nuk lejohet ndërtimi i hidrocentraleve të reja në territorin e Parkut nacional. Për momentin në Parkun nacional operative janë 13 hidrocentrale, ndërsa një hidrocentral i prëfunduar akoma nuk është operativ. (Visar Sadiku, TVM2)