Kumanovë, Ramadani: Bujqit në pritje të “IPARD 3”

23.07.2023 14:02

Edhe këtë verë, bujqit e rajonit verilindor...

Edhe këtë verë, bujqit e rajonit verilindor, janë pritje të hapjes së thirrjes së programit “IPARD 3”, për thithjen e mjeteve që ndahen 75 për qind nga BE dhe 25 nga Qeveria e RMV. 

Janë këto mjete të cilat dedikohen për avancimin e ekonomive bujqësore dhe degëve të ndryshme të fermerëve të këtij rajoni.

“Kemi të dhëna se tash në muajin Korrik do të shpallet “IPARD 3”e cila ofron kushte shumë më të mira se “IPARD 2”, do të ketë sasi më të madhe të mjeteve aty, siç e dijmë 75% janë mjete nga BE dhe 25% nga Qeveria e RMV. Në “IPARD” gjithmonë ka mjete të mjafstueshme por vetëm se normal duhet të plotësohen kushtet, nuk mbështeteten ato ekonomi bujqësore të cilat nuk I plotësojnë së paku kushtet e praktikës së mirë bujqësore e cila është një set ligjesh të cilat me patjetër duhet të plotësohen”, - theksoi Xhabir Ramadani nga Agjencia për nxitje dhe zhvillim të bujqësisë – Kumanovë.

Ramadani, thotë se një numër i fermerëve hasin në mosmarrëveshje të cilët ankohen duke thënë se edhe pse kemi bagëti, neve nuk na jepen fonde nga IPARD.

“Përkundrazi, edhe më mirë japin fonde nga IPARD nëse ke bagëti, por duhet plotësuar kushtet e praktikës së mirë bujqësore dhe duhet patur parasysh mbrojtjen e mjedisit, duke menaxhuar mirë me plehun, mirëqenien e kafshëve, dmth praktika e ka tregu se ai i cili ka plotësuar kushtet ka fituar”, - theksoi Ramadani.

Gjithashtu, problem më vete paraqet edhe mos pasja e dokumentacioneve pronësoro-juridike të tokës punuese.

“Kemi ekonomi bujqësore në territorin tone që i punon 15 deri 20 Hektarë tokë e për të cilat nuk merr asnjë denarë subvencione pasiqë nuk i ka në pronësi të veten apo qoftë në kontratë me të cilën duhet të jet e notarizuar dhe të vij të konkuroj për grante dhe pagesa direkte”, - u shpreh Ramadani.

Xhabir Ramadani, thotë se, Agjencioni për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë në rajonin planor verilindor në Kumanovë si gjithnjë edhe sivjet u qëndron në dispozicion të gjithë fermerëve të rajonit për përgatitjen e dokumentacionit për aplikim. (Fatlum Aqifi, TVM2)