Çmimet në treg jo të kënaqshme, qytetarët vështirë i përballojnë

23.07.2023 15:38

Qytetarët e anketuar thonë se ditëve të fundit...

Përderisa autoritetet po lavdërohen se rrogat në vend po rriten, megjithatë kjo rritje gati se po shkon pa u vërejtur nga  ana e qytetarëve, pasi edhe shpenzimet po rriten dita ditës. Ne kemi dalë në treg për të inspektuar çmimet, nga ku vërejmë rritje të çmimeve të prodhimeve të caktuara.

Qytetarët e anketuar thonë se ditëve të fundit kanë vërejtur rritjë të disa produkteve si të orizit dhe qumështit ,madje thonë nuk mbahet mend të ketë qenë kaq shtrejt edhe çmimi i shalqirit  dhe shumë frutave të tjerë dhe perimeve

“Çmimet jo bash normale, po sigurisht nëse rriten rrogat do të rriten edhe produktet e neve na vie gati njejtë, është për keqardhje por tjetër kush i vendos këto punë”

“Gjendja ekonomike është shumë e dobët tek ne, me këto rroga shumë problem”.

“Më shtrenjtë janë çmimet këtu se në Gjermani, unë jam 27 vite në Gjermani por kur vi këtu çuditem”.

“Si ju duken cmimet, a janë shtrenjtë? Normal…” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Shitësit nga ana tjetër thonë se nuk kanë punë sa duhet, frekuentimi i qytetarëve është i dobët .

“Ngapak kemi punë sa mos të themi, qepët janë 70 den. Populli me këto rroga këto gjëra i ka.

“Nuk vijnë të blejnë sepse është nxehtë, dhe produktet tona nuk po qëndrojnë gjatë p.sh domatet janë problem. Por dhe  çmimet janë të larta” – u shprehën disa nga shitësit e Bit Pazarit.

Me këtë rast tregëtarët në tregun e “Bit Pazarit” ankohen për kushtet ku po punojnë sidomos tash në këto kushte klimatike ekstrem të larta. Thonë se kanë nevojë për vendosje të kondicionerëve ose diçka të tillë, sepse malli i tyre në këtë nxehtë po dëmtohet, dhe apelojnë kompetentët të marrin masa për gjendjen e tyre. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)