Pendarovski dhe Begaj në Pustec, procesi i Berlinit, ombrrellë për të gjitha nismat
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende të cilat kanë sfida të përbashkëta, e ajo është integrimi në familjen evropiane. Kjo u tha gjatë vizitës së presidnetit Stevo Pendarovski në Pustec të Shqipërisë ku u takua me homologun e tij shqiptar bajram Begaj.
Me këtë rast Pendarovski u ndal te nismë Ballkani i Hapur, ku tha se si nismë ka dhënë rezultate pozitive, por se Procesi i Berlinit ka structure shumë më të forte se Ballkani i hapur.
“Ështe e pakontestueshme, nga të gjitha shtetet se Procesi i Berlinit është çadër për të gjitha iniciativat. Procesi i Berlinit ka mardhënie strukturore shumë më të sakta se ballkani i hapur. 6 shtete marrin pjese në procesin e Berlinit ndërsa vetëm 3 shtete në Ballkanin e hapur dhe kjo është një mangësi e madhe për ballkanin e hapur” – tha Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Presidenti shqiptar Begaj tha se kjo vizitë do të shpërbejë për forcimin e këtij bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai tha se rrugëtimi i dy vendeve drejt BE është i përbashkët.
“Kuptohet që Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe minoriteti maqedonas në Bashkinë Pustecë, janë të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shumë mirë të integruar dhe kanë kontibut në shtetformimin e Maqedonisë së Veriut dhe padyshim janë aktiv në jetën politike” – deklaroi Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sfidat ndërmjet dy vendeve janë të mëdha, sfidat duhet ti përballojmë së bashku.
Të dy presidentët zhvilluan një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku të shoqëruar nga autoritetet vendore të Bashkisë e të Qarkut të Korçës, vizituan qytetin dhe u takuan me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon. (Ersan Pajaziti, TVM2)
