Futbolli vendor, të huajt nuk preferojnë të luajnë në LPFMV
Në Maqedoninë e Veriut është kthyer në modë afrimi i futbollistëve të huaj...

Në Maqedoninë e Veriut është kthyer në modë afrimi i futbollistëve të huaj. Më tepër duket si një taktikë marketingu, ku përforcimi i skuadrës me një lojtar që nuk është vendor tingëllon më tepër si një investim i madh i klubit, sesa i një vendësi, ndonëse efektiviteti mund të mos jetë i njëjtë.
Megjithatë shikuar të dhënat e portalit të specializuar për futboll dhe statistika, në terren gjendja është krejt ndryshe.
Futbollistët e huaj edhe pse të një klasi mesatar ose të përafërt me futbollist vendor ata prap se prap nuk i joshë luajtja në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Nga gjithsej 268 futbollist sa janë paraqitur për të luajtur në këtë sezon në elitën e futbollit vendor vetëm 58 janë të huaj ose 21.6 %. Më shumë të huaj në mesin e tyre ka Shkëndija e Tetovës gjithsej 9. Por, ka edhe klube që japin shembullin e duhur për të investuar te futbollistët vendës.
Në këtë aspekt duke mos llogaritur Vardarin, Gostivarin dhe Voskën, kryeson bindshëm Rabotniçki. Deri tani “romantikët” kanë aktivizuar vetëm katër lojtarë të huaj. Skuadra liqenase që do debutojë në elitë, deri më sot ka angazhuar 3 të huaj. Superliga shqiptare për momentin ka 74 ose 28.9% futbollist të huaj. Skuadra e Erzeni ka 15 futbollist të huaj. Në kampionatin kosovar luajnë 20.4% futbollist të huaj.
Kampionati më i preferuar për të huajt është Premier Liga Angleze në të cilën nga 585 futbollist 399 ose 68.2% janë futbollist të huaj.
Për momentin kampionate më pak të preferuar për të huajt është ai i Ukrainës dhe Islandës në të cilin luajnë vetëm 13.7%.
