Botëroti i femrave, Asllani asiston për fitoren e Suedisë

23.07.2023 16:58

Përfaqsuesja e femrave të Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë së Veriut...

Përfaqsuesja e femrave të Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë së Veriut nuk janë duke luajtur në botërorin e futbollit që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.

Por në këtë botëror po luajnë futbolliste ose drejtojnë kombëtare  trajner që kanë prejardhje nga këto vende.

Futbollistja Kosovare Asllani sërish ishte vendimtare te përfaqësuesja e Suedisë në futboll. Asllani, që ishte kapitene, asistoi në fitoren 2:1 të Suedisë ndaj Afrikës së Jugut. Kosovare Asllani në minutën e 90-të asistoi për golin e fitores.

Amanda Ilestedt ishte realizatore. Asllani krosoi nga këndi, ndërsa mbrojtësja shënoi me goditje me kokë.

Afrika e Jugut kaloi në epërsi në minutën e 48-të, ndërsa Suedia barazoi në 1:1 në minutën e 65-të. Kështu Suedia e nisi me fitore, por të vështirë, pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror në Australi dhe Zelandë të Re.

Vetëm një ditë më parë shkupjani Vlatko Andonovski, nga pankina drejtoi përfaqësuesen e SHBA-ve, e cila me 3:0 e mundi Vietnamin.

Trajneri 46 vjecar nga viti 2019, është në krye të përfaqësueses së SHBA-së, në futboll për femra.