Ademi shënon golin e dytë në Kinë
23.07.2023 16:59
Arijan Ademi ka shënuar edhe golin e dytë...

Arijan Ademi ka shënuar edhe golin e dytë në elitën e futbollit të Kinës. Ademi të shtunën me skuadrën e tij Beijing Guoan, mposhti në shtëpi Qingdao Hainiun, me rezultatin 2:0.
Ademi shënoi në minutën e 51-të. Ai pranoi topin në zonë, gjeti hapësirën dhe gjuajti fuqishëm me të majtën për 1:0.
Futbollisti shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen. Në elitën kineze të futbollit i ka edhe dy asistime.
