Virusi: Anullohet miqësorja Barcelona - Juventus

23.07.2023 17:01

Ndeshja miqësore mes Juventusit dhe Barcelonës...

Ndeshja miqësore mes Juventusit dhe Barcelonës e planifikuar për në orën 4.30 (me orën italiane) të dielën në stadiumin Levi's në Santa Clara të Kalifornisë dhe e vlefshme për Soccer Champions Tour, është anuluar.

Bardhezinjtë nuk do të dalin në fushë në të parën nga tri ndeshjet e planifikuara në Shtetet e Bashkuara për shkak të një virusi që ka prekur disa lojtarë të “katalunasve”. Juve ka njoftuar se, në vend të ndeshjes së planifikuar fillimisht, skuadra do të stërvitet në stadiumin Levi's.

Ishte Barça ajo që e zyrtarizoi fillimisht anulimin: "FC Barcelona informon se ndeshja kundër Juventus FC, e planifikuar në Levi's Stadium, në kuadër të Soccer Champions Tour, është anuluar. Një pjesë e konsiderueshme e skuadrës blaugrana është prekur nga një virus".

Sipas katalanas ‘Sport’, virusi do të kishte prekur rreth 10 lojtarë të Barcelonës. Kishte gjithashtu një përpjekje për të ricaktuar ndeshjen, por përfundimisht u anulua.

Juventusi do të dalë në fushë të enjten më 28 korrik kundër Milanit (4.30 të mëngjesit me orën italiane në Dignity Health Sports Park në Carson) përpara se të mbyllet të enjten më 3 gusht kundër Real Madridit (1.30 me orën italiane në stadiumin Camping World në Orlando).