Zeqiri: Tatimi i solidaritetit destimulon kompanitë
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore...

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është shprehur kundër propozim ligjit të tatimit të solidaritetit për shkak se sipas tyre pengohen planifikimet dhe rrjedhat e zhvillimit biznesor.
Durim Zeqiri nga OEMVP thotë se kjo masë destimulon kompanitë të investojnë dhe të zhvillohen për shkak se në rast rritjes së fitimit ata mund të penalizohen, perveq kësaj i stimulon kompanitë që të kyqen në ekonominë gri.
“Kjo tregon që shteti ka qasje penalizuese ndaj kompanve të cilat kanë sukses dhe shënojnë rritje dhe mesazhi i cili dërgohet me këtë është se kompanitë në një far forme ata të cilat tentojnë të kenë sukses ju bënë hile shteti duke i tatimuar në mënëyrë retroaktive. Për shkak se kanë pasur rritje ekonomike në vitin 2020-2021 në vitin 2024 do të duhet për atë fitim të cilën e kanë pasur para 3 viteve” – deklaroi Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zeqiri.
Zeqiri shton se kompanitë vendore nuk trajtohen njejtë sa i përket tatimit sikur kompanitë të cilat e luajnë rolin e monopolit në sektorin e energjetikës.
“Apelojmë deri tek organet relevante duke i pasur parasysh edhe komisionin për mbrojte të konkurencës që ata në terren të kryejnë obligimin e tyre dhe të tatimohen apo penalizihen ato kompani të cilat bëjne shkelje, por jo të penalizohen nëpërmjet tatimeve të ndryshme kompanitë të cilat kanë punuar në mënyrë legjitime, nuk kanë bërë shkelje dhe nuk kanë bërë keqpërdorim gjatë krizës ‘Covid 19’” – u shpreh Zeqiri.
Ndryshe dit më parë zv. Kryeministri Bytiqi deklaro se me ketë masë do të përfshihen rreth 150 kompani dhe paratë që do të grumbullohet nga ky tatim apo diku rreth 50 milion euro do të përdoren si masa anti krizë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
