Mbledhje e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, Osmani nënkryetar i BDI-së, në vend të Mexhitit

23.07.2023 17:55

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së....

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Izet Mexhiti u shkarkua nga pozita e nënkryetarit, ndërsa në vend të tij është zgjedhur Bujar Osmani. Poashtu, Në vend të Izet Mexhitit, Visar Ganiut dhe Saranda Imerit, për anëtarë të Kryesisë Qendrore të BDI-së janë emëruar Bekim Neziri, Ilir Hasani dhe Arta Bilalli-Zendeli.

Nënkryetari i ri i BDI-së, Bujar Osmani, pas mbledhjes së kryesisë ka dhënë një deklaratë për TV21.

Duke folur edhe për sulmin e djeshëm ndaj veturës së zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ai tha se në vendin tonë është krijuar një qendër hibride politiko-ekonomike e mbështetur nga parti dhe qendra biznesi që nuk e duan barazinë etnike në vend. Prandaj, sipas Osmanit, BDI si paradigmë e e barazisë etnike në vend, sulmohet vazhdimisht nga kjo qendër hibride.