Formula 1
RedBulli vendos rekord në Formula 1
24.07.2023 12:42
Fitorja e shtatë radhazi (dhe e nënta nga njëmbëdhjetë këtë vit) për MaxVerstappen...

Fitorja e shtatë radhazi (dhe e nënta nga njëmbëdhjetë këtë vit) për MaxVerstappen, i cili “eliminoi” LeëisHamilton në fillim dhe dominon Çmimin e Madh të Hungarisë. Në podium me holandezin LandoNorris që përsërit pozicionin e dytë, si në Silverstone, dhe pengoi RedBull (i treti me SergioPerez) të shënojë një-dy.Ndërkohë për RedBullin ishte triumfi i 12-të i njëpasnjëshëm, që është rekord.
Ky dominim i skuderisë së RedBullit ka nisur prej garës së fundit në vitin 2022, në AbuDabi. RedBulli ka thyer rekordin e skuderisë së McLarenit që kishte njëmbëdhjetë fitore rresht me ngasësit AyrtonSenna dhe AlainProst, në vitin 1988.
LandoNorris i McLarenit doli i dyti në Hungari.Ndërsa SergioPerezi, ngasësi tjetër i RedBullit, zuri vendin e tretë. Shtatë herë kampioni, LeëisHamilton, i cili nisi garën nga vendi i parë, u rendit në vendin e katërt.
