Stavrevski: E tërë puna do të pastrohet në gjyq

02.03.2015 21:18

Ministri i Financave, Zoran Stavrevski deklaroi se audio regjistrimet e publikuara nga opozita janë selektive dhe të krijuara, me qëllim të futjes së përçarjes në ekipin ekonomik të Qeverisë...

Ministri i Financave, Zoran Stavrevski deklaroi se audio regjistrimet e publikuara nga opozita janë selektive dhe të krijuara, me qëllim të futjes së përçarjes në ekipin ekonomik të Qeverisë.

"Asgjë nuk ka nga ajo që sot foli Zaev, dhe se nuk është pjesë e realitetit. Ne dëgjuam ndërrim të tezave dhe biseda selektive, duke i nxjerrë nga konteksti i të vërtetës. Këto biseda me ministren Jankullovska kanë për qëllim për të krijuar përçarje në ekipin ekonomik të Qeverisë dhe se ato janë selektive dhe të krijuara. Qëllimi është që të shkaktojnë ndarje, të shkaktojnë trazira në shoqëri, por për këtë qytetarët do të thonë fjalën e fundit. Ekonomia e vendit është në gjendje të mirë dhe se nuk do të ndodhë asnjë skenarë i bankrotimit” - komentoi Stavrevski. 

Sipas tij është normale që njerëzit në qeveri të kenë mendime të ndryshme, por të gjitha ato shtrohen në tryezë dhe shqyrtohen, shkëmbehen argument dhe në fund zgjidhet vendimi më cilësor për qytetarët.  Ai theksoi se tërë ky proces të do të ketë epilog gjyqësor dhe juridik dhe se me këtë sipas tij po i bëhet dëm shtetit dhe qytetarëve. (Adnan Hajdari, TVM2)