Futboll

Liga e Konferencës, FC Shkupi -Levski Sofia

24.07.2023 12:57

Nënkampioni i vendit Shkupi, me lehtësi kaloi pengesën e parë evropiane duke e mundur skuadrën e Hegelman Litauen...

Nënkampioni i vendit Shkupi, me lehtësi kaloi pengesën e parë evropiane duke e mundur skuadrën e HegelmanLitauen me rezultatin e përgjithshëm 5:0, kështu duke siguruar kualifikimet për raundin e dytë eliminator Ligës së Konferencës.Tani në këtë fazë do të përballen me një kundërshtar shumë më i vështirë e më me përvojë.
 
“Pëllumbat” në dy ndeshjet e radhës do të përballen me fqinjët lindor Levski Sofje. Ndeshja e parë do të luhet në Shkup më 27 korrik. Sezonin e kaluar, Levski Sofje, me 64 zuri vendin katërt në tabelë dhe kësisoj siguroi plasmanin në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
 
Ndërsa, sezoni i ri në elitën e futbollit bullgar tashmë janë luajtur dy ndeshje, me Levskin që në ndeshjen e pare u mund nga CSKA, ndërsa në ndeshjen e dytë shënoi fitore prej 3-1 ndaj Botev. Vlera e klubit sipas Transfermarkt kap shifrën e 21.25 milionë eurove, që e bën si skuadra e dytë më e vlefshme në Bullgari.
 
Gjersa Dukagjini arrin shifrën e 2 milionë eurove. Të huaj 13 ose 43.3% nga gjithsej 30 futbollist. Prej tyre 5 janë Brazilian, ndërsa vlerën më të madhe e ka qendërmbrojtësi HoseKordoba 2.5 milion euro. Në historinë e tij, Levski numëron 56 trofe. 26 herë Levski ka dal fitues i kampionatit elitar Bullgar.
 
Titullin e fundit e ka fituar në vitin 2007. 27 herë ka triumfuar në Kupën, të fundit 2009 si dhe tre here ka triumfuar  në Superkupën bullgare edhe atë të fundit 2009. Arritja më e madhe e klubit në arenën ndërkombëtare është kualifikimi në fazën e garave në grupe tek Liga e Kampionëve në sezonin 2006/07 ku luajti me Barcelonë, Chelsea dhe ËerderBremen.