Sportet E Tjera

Vingegaard mbron titullin e kampionit në “Tour de France”

24.07.2023 13:11

Danezi Jonas Vingegaard është fitues për të dytën herë radhazi i edicionit të 110 të “Tour de France”

Danezi Jonas Vingegaard është fitues për të dytën herë radhazi i edicionit të 110 të “Tour de France”, ngjarja çiklistike më e ndjekur në botë. Me një mbyllje triumfuese në ChampsElysees, pedaluesi për ekipin Jumbo-Visma, arriti t’i përmbyllë të 21 etapat e turit në 82 orë e 5 minuta e 42 sekonda.
 
Pas tij, u radhit slloveni TadejPogacar, i cili mbeti pas në kohë me 7 minuta e 29 sekonda. Treshen e podiumit e plotëson britaniku AdamYates, ku pas tij i katërti, radhitet vëllai, Simon. Për çiklistin 26-vjeçar ishte kjo vetëm paraqitja e tij e tretë në “Tour de France”.
 
“Është një ndjenjë krenarie dhe  lumturie. Po e fitojmë për herë të dytë tani dhe është jashtëzakonisht e mahnitshme. Patjetër dua të falënderoj familjen dhe tërë Danimarkën, që po më përkrahin. Shpresoj se do kthehem vitin e ardhshëm dhe do orvatem ta fitojë për herë të tretë. Spaku do orvatem dhe ky do të jetë plani”, u shpreh kampioni i “Tour De France”, Jonas Vingegaard.
 
Fanella e gjelbërt për s printerin më të mirë i takoi belgut JasperPhilipsen (Alpecin-Deceuninck).Vitin tjetër, sprinti përfundimtar i turit çiklistik do të zhvendoset në Nice, pasi Parisi, pret Lojërat Olimpike verore.