Sportet E Tjera
Hassan dhe Bol me rekorde evropiane
24.07.2023 13:43
Holandezja FemkeBol dhe SifanHassan kanë përmirësuar rekordet evropiane të garave 400 metra...

Holandezja FemkeBol dhe SifanHassan kanë përmirësuar rekordet evropiane të garave 400 metra me pengesa dhe 5000 metra, respektivisht, në takimin e Londrës, që është pjesë e kalendarit të DiamondLeague. Kjo ishte gara e fundit e atletikës para nisjes së kampionatit tësivjem botëror.
Nën kampionia e botës, FemkeBol, vendosi rekordin e 400 metrave me pengesa me kohën 51.45 sekonda, një kohë 58 të qindtat me e shpejtë nga rekordi i saj i mëparshëm (52.03), të shënuar para dy viteve në LOV Tokio.
Në 5000 metra, SifanHassan e përfundoi distancën në vendin e tretë, por koha prej 14:13.42 i dha mundësinë të përmirësonte rekordin evropian me tetë sekonda. Kampioni aktual olimpik mbante rekordin kontinental (evropian) me një kohë 14:22.29.
Rezultatet të shkëlqyeshme apo më të mira këtësezonë në Londër, shënuan edhe amerikani NoahLyles në 200 metra (19.47), si dhe kenianiaJacklinChepkoech (8:57.35) në 3000 metra me pengesa.
