Sportet E Tjera
Nuk ia doli ngrinte 210 kg., vdes bodybuilder-i indonezian
24.07.2023 13:55
Gjatë stërvitjes në një palestër në Bali të Indonezisë, Justin Vicky tentoi të ngrinte një shtangë 210 kilogramë...

Gjatë stërvitjes në një palestër në Bali të Indonezisë, Justin Vicky tentoi të ngrinte një shtangë 210 kilogramë, por nuk ia doli. Boshti i rrëshqiti nga duart, duke i thyer qafën dhe duke i paralizuar disa nerva.
33-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në palestrën “Paradise” dhe Justin po kryente një ushtrim rutinë i cili rezultoi fatal për të.Justin ishte një influencër i njohur, pasi ai ndante çdo ditë me ndjekësit e tij ushtrimet e ndryshme dhe konsulta ushqimore.
