Sportet E Tjera
Gega dominon në gadishullin ballkanik
24.07.2023 13:02
Luiza Gega, përsëri e artë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që u zhvillua në Krajlevë të Serbisë...

Gjatë ditës së sotme kampionia kuqezi ka triumfuar në garën e 5000 metrave duke fiksuar kohën 16 minuta, 7 sekonda e 93 të qindtat, më tepër se 36 sekonda larg vendit të dytë. Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy atletet nga Turqia, SümeyyeErol(16:43.95) dhe BurcuSubatan(17:01.77).
Për Gegën kjo është medalja e tretë e artë në këtë eveniment. Të shtunën atletja kuqezi ka arritur të sigurojë dy medalje të arta, në 3000 metra me pengesa dhe në 3000 metra duke u bërë dhe sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kështu kampionia e Europës u bë e para atlete që arrin të marrë tri medalje të arta në një Kampionat Ballkanik.
