Aktivizohet opozita, takim Gashi, Kasami dhe Mexhiti

24.07.2023 20:17

Janë takuar liderët e partive opozitare në bllokun shqiptar....

Janë takuar liderët e partive opozitare në bllokun shqiptar, Afrim Gashi i Alternatives, Bilall Kasami i Beses dhe Izet Mexhiti ku teme e takimit ka qene bashkëpunimi opozitar. 

Pas takimin Mexhiti në profilin e tij në fejsbuk ka shkruar: “Të nderuar qytetarë, bashkëmendimtarë e bashkëveprimtarë, Ashtu siç kemi deklaruar edhe më herët, do të angazhohemi fuqishëm për të unifikuar zërin opozitar në vend.

Në këtë drejtim ishte edhe takimi i sotshëm me z. Kasamin dhe z. Gashin në Kuvendin e RMV-së, ku diskutuam rreth parimeve të bashkëpunimit tone”.- shkruan Mexhiti.

Ndërkohë  Afrim Gashi nga Alternativa ka shkruar mes tjerash në takim është diskutuar për zgjerimin e frontit opozitar shqiptar dhe mbajtjen e zgjedhjeve te reja.

“Sot u takuam përsëri më z. Izet Mexhiti dhe z. Bilall Kasami për të diskutuar për mundësitë e zgjerimit dhe fuqizimit të frontit opozitar shqiptar. Mes tjerash, diskutuam edhe për përgatitjen e një drafti të një oferte që më tej do të zgjerohet në program parazgjedhor.- shkruan Gashi në fejsbuk. Në vijë të njejtë edhe Kasami. Sot, kemi realizuar një takim të përbashkët dhe tepër konstruktiv me Izetin Mexhitin, që vepron në kuadër të lëvizjes së re dhe me liderin e Alternativës, Afrim Gashi. Kemi diskutuar mbi idenë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit rreth krijimit të frontit të përbashkët opozitar si një domosdoshmëri në skenën politike shqiptare”.– shkruan Kasami.

Por ndaj kësaj iniciative kanë dalur kundër Basri Bajrami dhe Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa, ku ky i fundit  ka njoftuar se nuk pajtohet me politikën e liderit të kësaj partie dhe distancohet plotësisht nga veprimet politike në të ashtuquajturin “bllok opozitar”.