Maqedoni
Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 37-të
03.03.2015 09:23
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 37-të në rend dite të së cilës janë propozim ligji i plotësuar për procedurë të përgjithshme administrative në lexim të dytë...

Para deputetëve janë edhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për energjetikë me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për pyjet në lexim të parë, si dhe Propozim ligji për shpalljen e lokalitetit të park-pyllit Gazi Baba si park i natyrës në lexim të parë.
Në rend dite janë edhe ndryshimet e Ligjit për Punë të Brendshme, me procedurë të shkurtuar, Kërkesa për interpretimin autentik të nenit 113 paragrafi 2 të Ligjit për marrëdhënie pune, i dorëzuar nga kryebashkiaku i Komunës së Gazi Babës si dhe Kërkesa për t'i dhënë interpretim autentik nenit 9 paragrafit (5) të Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve./mia
