Maqedoni

Arrestohet 20-vjeçari nga Shkupi, i konfiskohet një pistoletë

25.07.2023 11:39

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se pak pas mesnate ka privuar nga liria 20 vjeçarin...

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se pak pas mesnate ka privuar nga liria 20 vjeçarin Ç.Sh. nga Shkupi, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe municion.

“Sot (25.07.2023) rreth orës 01:35 në rrugën “Alija Avdovic” në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin Ç.Sh.(20) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tip “Ekol” me kornizë të zbrazët dhe fishekë të kalibrit 9 mm. Personi u ndalua në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate”, thuhet në njoftimin e policisë.