Botë

Ukrainë, Rusia valë të re sulmesh me dronë mbi Kiev

25.07.2023 13:07

Rusia e kreu një valë të re sulmesh me dronë mbi Kievin....

Rusia e kreu një valë të re sulmesh me dronë mbi Kievin, njoftuan zyrtarët rajonalë, ndërsa Moska tha se e zmbrapsi një sulm ukrainas ndaj anijeve të saj patrulluese në Detin e Zi.

Të gjithë dronët nga forcat ruse gjatë natës në sulmin e gjashtë ndaj kryeqytetit të Ukrainës, këtë muaj u rrëzuan nga sistemi mbrojtës ajror i Kievit, ka thënë të martën në mëngjes Serhiz Popko, shef i administratës ushtarake të qytetit të Kievit.

“Alarmi zgjati tri orë. Armiku përdori dronë iranianë ‘Shahed’. Ky është sulmi i gjashtë me dronë në kryeqytet këtë muaj. Objektivat ajrore u identifikuan me kohë dhe u shkatërruan sapo iu afruan Kievit”, tha Popko, duke shtuar se nuk kishte viktima apo dëme gjatë sulmit.

Paraprakisht, Shtetet e Bashkuara njoftojnë për një pako të re ndihma ushtarake për Ukrainën, në vlerë 400 milionë dollarësh.