Futboll

Fidan Aliti transferohet në Alanyaspor

25.07.2023 14:57

Fidan Aliti është zyrtarisht futbollisti më i ri i Alaniaspor në kampionatin turk...

Mbrojtësi shqiptar është larguar nga Zvicra ku ka qenë pjesë e Zyrih, teksa me skuadrën zvicerane ka arritur të fitojë edhe 1 titull kampion sezonin e shkuar. 
 
Nga viti 2017 deri në vitin 2019 Aliti ishte pjesë e Skënderbeut, aty ku shkëlqeu dhe më pas u shit në kampionatin suedez, duke u bërë pjesë e Kalmarit. Vlera në treg e Alitit ka arritur në 1.3 milionë euro, teksa me Alaniasporin ka firmosur një kontratë për 3 sezonet e ardhshme.
 
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam i vetëdijshëm për qëllimet e klubit tim. Do të bëj më të mirën për ta bërë ekipin tonë më të mirën dhe për të lumturuar tifozët tanë. Kosovën e shohim afër vetes si Turqinë. Unë e dua shumë Turqinë pasi një nga të afërmit e mi jeton këtu. Gjithçka do të jetë më e lehtë sepse e di mentalitetin e turqve”, u shpreh Aliti pas prezantimit.
 
Fidan Aliti, gjatë karierës së tij ka luajtur për ekipe si Luzern, Sherif Tiraspol, Slaven Belupo, e Kalmar, ndërsa tre sezonet e fundit ishte pjesë e Cyrihut zvicëran. 29 vjeçari, për përfaqëseusesen e Kosovës deri më tani ka zhvilluar 39 takime, ndërsa në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat edhe të Shqipërisë, kombëtare me të cilën ka luajtur dy ndeshje.