Maqedoni
Komisioni për çështje kushtetuese, miratohet propozimi për ndryshime kushtetuese
25.07.2023 15:16
Komisioni kuvendor për çështje kushtetuese me dhjetë vota “për” dhe shtatë “kundër”...

Komisioni kuvendor për çështje kushtetuese me dhjetë vota “për” dhe shtatë “kundër” e përcolli propozimin për ndryshime kushtetuese për shqyrtim të mëtejshëm. Qeveria tani më ka në dispozicion pesëmbëdhjetë ditë të përgadis tekstin e propozim-amendamenteve.
Kryeministri Kovaçevski potencoi se ndryshimet kushtetuese nuk kërcënojnë çështjet e identitetit dhe qytetarët nuk duhet të brengosen për këtë.
“Vjet në korrik ofruam zgjidhje cilësore dhe të dinjitetshme me ç’rast RMV-në e vendosëm në trasenë evropiane, duke mbrojtur çështjet kombëtare dhe të identitetit. Kjo është një vëretetim për punën tonë në kontinuitet, e cila rezulton me atë që ndryshimet kushtetuese të propozuara kanë fokus primar që të mos kërcënojnë në asnjë mënyrë çështjet identitare. Periudha që pason është mometi për vendim të ri konsensual shtetëror dhe zgjidhje.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Opozita përsëriti edhe një herë qëndrimin se nën diktatin bullgar nuk duhet të miratohen ndryshime kushtetuese.
“Ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar nuk do të ketë. Ky debat i juaj është i dënuar në dështim. As nuk keni deputetë, e as popullin që do t’ju qëndronte pas për këtë çështje.”, - theksoi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
“Po zbatohet ndaj jush taktika e sallamit, a e shihni këtë apo shtireni se nuk e shihni, apo ju copëtojnë në disa pjesë apo të shprehem në italisht, siç e kanë ata një proverbë kur thonë “pula rrjepet pendë pas pende” dhe nëse shprehem në formë diplomatike zhargonike, ju jeni pulë e rrjepur në krahasim me diplomacinë greke apo diplomacinë bullgare që ju bëri het-trik në këto procese.”, - u shpreh Dimitar Apasiev nga e Majta.
Nga pushteti të bindur se ndryshimet kushtetuese janë një hap më afër drejt BE-së.
“BE-ja është altrenativa ynë e vetme, për këtë shkak ndryshimet kushtetuese janë hap para rrugëtimit evropian. Pas anatarësimit në NATO do të realizojmë edhe qëllimin e dytë strategjik, antarësim të plotë në BE deri më vitin 2030. Këtë mundësi që e kemi është një dhe e vetme. Konsideroj se numri më i madh i deputetëve në Kuvend e shohin perspektivën evropiane si perspektivën e vërtetë për shtetin dhe qytetarët.”, - theksoi Martin Kostovski nga LSDM.
“Kyqja dhe inkuadrimi i gjashtë popujve të ri do ta rrisë vlerën e shtetit tonë dhe me asgjë nuk do të kërcënohet karakteri multientik i shtetit tonë.”, - deklaroi Arta Bilalli nga BDI.
ASh dhe Alternativa rikujtuan se nuk janë të kënaqur nga fakti që amendamentet e tyre nuk janë pranuar në iniciativën për hapjen e Kushtetutës.
“Çështjet që kontestohen, çdoherë zgjidhen përmes kompromiseve produktive dhe ne jemi të përgaditur për këtë. Në mënyrë demokratike të heqim 20 për qindëshin për antarësimin e vendit në BE.”, - u shpreh Ilmi Aziri nga ASh.
“Kujt po i pengon gjuha shqipe, a ka ndonjë të tillë? A ka ndonjë që ka urrejtje ndaj gjuhës shqipe? Pse atëherë nuk e kyçët edhe këtë në propozim-ndryshimet?”, - theksoi Afrim Gashi nga Alternativa.
Qeveria ka në dispozicion 15 ditë të përgadisë tekstin e propozim-amendamenteve. Seanca plenare në të cilën deputetët do të debatojnë për ndryshimet kushtetuese u caktua për më 18 gusht.
FLUTURA LATIFI
