Sportet E Tjera
Kina, dominon edhe në not
25.07.2023 15:00
Kina dominon edhe garat e notit në Kampionatin Botëror të Sporteve Ujore në Fukuoka...

Kina dominon edhe garat e notit në Kampionatin Botëror të Sporteve Ujore në Fukuoka, që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Ka mbërritur në numrin 17 të medaljeve të arta, sepse Haijang Çing në 100 metra bretkosë për meshkuj dhe Jufei Zhang në 100 metra delfin ishin mbi të tjerët.
Në 100 metra bretkosë, Çin ka fiksuar kohën 57”69, teksa ka lënë nga pas italianin Martinengi dhe holandezin Kaminga. Po kështu, Zhang në 100 metra delfin për femra fiksoi kohën 56”12 duke lënë nga pas Mekneil të Kanadasë dhe Huske të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një artë në ditën e dytë të garave të notit, teksa është dita e njëmbëdhjetë e Kampionatit Botëror të Sporteve Ujore, erdhi dhe për Italinë. E kjo me Tomas Çekon, i cili në 50 metra delfin kishte kohën 22”68 duke lënë nga pas Matosh Ribeiron e Portugalisë dhe Gruset të Francës.
Dhe më në fund tek medaljet e arta shfaqet dhe skuadra amerikane. Në 200 metra katërnotim Kejt Dagllas zuri vendin e parë me kohën 2’07”17, teksa ka lënë nga pas amerikanen Uolsh dhe kinezen Ju. Kampionati Botëror i sporteve ujore përfundon më 30 korrik.
