Botë

Norvegjia do të shfrytëzojë me qira burgje në Holandë

03.03.2015 09:55

Holanda dhe Norvegjia nënshkruan marrëveshje prej 25 milionë eurosh, në të cilën parashihet që Osloja nga muaji shtator të fillojë të shfrytëzojë me qira qeli në burgjet holandeze...

Marrëveshja u nënshkrua nga sekretari shtetëror holandez për gjyqësi Fred Teven dhe ministri norvegjez i Drejtësisë Andersh Anundsen, kumtoi Ministria holandeze e Drejtësisë.
 
Marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamentet e të dyja vendeve. Ajo parasheh arritje të 242 të burgosurve norvegjez në burgun Norgerharven, në Holandën Verilindore nga 1 shtatori i këtij viti.
 
"Arsyeja për këtë marrëveshje ndërshtetërore është se Holanda ka qeli të tepërta, ndërsa Norvegjia nuk ka vend të mjaftueshëm për të gjithë të burgosurit", sqaroi Ministria e Drejtësisë.
 
Rreth 1.300 persona në Norvegji presin që të gjykohen për shkak të mungesës së vendeve në burgje.
 
Ndaj këtyre të burgosurve do të zbatohet e drejta norvegjeze. Ata do të rruhen nga rojet norvegjeze, ndërsa burgu do të udhëhiqet nga një norvegjez.
 
Të afërmit e të burgosurve norvegjez janë kundër kësaj marrëveshje, sepse të burgosurit do të zhvendosen në një vend tjetër, në qindra kilometra nga Oslo dhe kjo do t'i vështirësojë mundësitë për vizita familjare./mia