Futboll

Basketbollisti Antetokounmpo: Më merrni edhe mua, i ngjaj Mbappe

25.07.2023 15:01

Basketbollisti i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, një nga yjet e këtij sporti...

Basketbollisti i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, një nga yjet e këtij sporti, ka ironizuar në lidhje me lajmet se arabët ofrojnë 300 milionë euro për sulmuesin Kylian Mbappe.
 
Një ofertë që ka ardhur nga skuadra e Al Hilal, për të cilën PSG ka dhënë miratimin e saj. Për këtë arsye, greku Antetokounmpo, ka bërë një propozim të veçantë arabëve. Përmes rrjeteve sociale, ylli i NBA i shkruan klubeve arabe: “Mund të merrni edhe mua, i ngjaj Kylian Mbappe”, ka shkruar duke qeshur basketbollisti.
 
Nuk ka munguar edhe replika e vetë sulmuesit francez, që është mjaftuar me disa ikona, ku tregohet i qeshur nga kjo kërkesë e Giannis.