Futboll
Bardhi tek Valencia?
25.07.2023 15:04
Mesfushori shkupjan, Enis Bardhi është njëri nga nënshkrimet e mundshme...

Mesfushori shkupjan, Enis Bardhi është njëri nga nënshkrimet e mundshme të klubit të madh spanjoll, Valencia, në afatin kalimtar të verës. ”Enis Bardhi ka pasur një sezon mjaft interesant te Trabzonspor, për këtë arsye ka tërhequr vëmendjen e Valencia CF,transmeton elgoldigital. Skuadra nga Mestalla nuk dëshiron të përjetojë situatën e sezonit të kaluar ku ishte në prag të rënies.
Bardhi pati një periudhë të suksesshme me Levante UD, ku bëri diferencën dhe këtë dëshiron ta ketë në skuadrën e saj Valencia CF. Bardhi prej një viti është pjesë e skuadrës turke Trabzonspor, në të cilën kaloi nga radhët e Levantes, por ai nuk e pati sezonin të mirë me fanellën e skuadrës turke.
Për shkupjani La Liga, nuk është e panjohur pas me Levanten luajti nga 2017 deri në 2022. Osasuna, Girona dhe Torino janë gjithashtu klubet që po e konsiderojnë lojtarin e kombëtares, ndaj mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i tij i radhës në karrierë.
