Futboll

Trajneri i Holandës kërkon “dëmtim”: Ulu në tokë

25.07.2023 15:09

Në Australi dhe Zelandën e Re po zhvillohet Kupa e Botës për femra dhe veç rezultateve befasuese...

Në Australi dhe Zelandën e Re po zhvillohet Kupa e Botës për femra dhe veç rezultateve befasuese nuk kanë munguar edhe momentet epike që janë kthyer në virale në rrjetet sociale.
 
Një i tillë është edhe inskenimi i futbollistes së Holandës, Daniele van de Donk. Trajneri i skuadrës i ka kërkuar që të ulet në tokë për të kërkuar ndihmën mjekësore, pavarësisht se nuk ishte e dëmtuar.
 
Kjo për shkak se trajneri kishte disa instruksione për t’ia dhënë skuadrës së tij dhe duke përfituar nga ndalesa e lojës, ai ka arritur të komunikojë me lojtaret e tjera.
 
Më pas, van de Donk është larguar nga fusha për të respektuar rregulloren dhe pak sekonda më vonë është rikthyer. “Dan, Dan, ulu në tokë”, dëgjohet trajneri duke i thënë teksa lojtarja e pyet se ku të ulet.