Futboll
Botërori i femrave, Filipine bënë befasinë më të madhe
25.07.2023 15:24
Përfaqësuesja e femrave të Filipines në futboll, ka bërë befasinë më të madhe në historinë e kampionateve botërore...

Përfaqësuesja e femrave të Filipines në futboll, ka bërë befasinë më të madhe në historinë e kampionateve botërore të futbollit. Këto në kuadër të xhiros së dytë të Grupit “A”, me rezultatin 1:0 e mundën Zelandën e Re.
Filipinaset në ndeshjen e luajtur në Uellington, golin e vetëm e shënuan në minutën e 24 me anë të Sarina Bolden. Njëherë ishte edhe ky goli parë i shënuar në filipinaseve në një botëror të futbollit, pasi ato po debutojnë pikërisht në këtë ku organizatorë janë Australia dhe Zelenada e Re.
Kjo është hera e parë në histori, që Kupa e Botës për femra është modeluar sipas modelit mashkullor 32 kombe me 64 ndeshje sa do të luhen deri në finalen e 20 gushtit.
